×

Cart

Your cart is empty.




Dëmtimet më të zakonshme gjatë verës

Dëmtimet më të zakonshme gjatë verës

Vera është një periudhë ku aktivitetet fizike – ecje malore, vrap, sporte në ambiente të hapura, not dhe çiklizëm. Megjithatë, pikërisht këto aktivitete, nëse kryhen pa përgatitje të mjaftueshme ose me intensitet të tepruar, shpesh çojnë në lëndime, veçanërisht në zonën e artikulacionit të gjurit.

Gjuri është një nga nyjet më të ngarkuara në trupin e njeriut, dhe gjatë stinës së verës, dëmtimet janë të shpeshta – veçanërisht tek sportistët amatorë dhe fëmijët.

Në vijim do të përshkruajmë dëmtimet më të zakonshme të gjurit gjatë verës, simptomat përkatëse dhe masat që duhet të ndërmerren në rast të shfaqjes së tyre.

1. Dislokimi i patelës (kapaku i gjurit) Ky dëmtim ndodh në momentin kur kapaku i gjurit (patela) del nga vendi i tij anatomik. Më së shpeshti, zhvendosja ndodh anash, drejt pjesës së jashtme të gjurit. Ky dëmtim shoqërohet me dhimbje të fortë dhe bllokim të lëvizjes. Pas një kohe të shkurtër mund të shfaqet ënjtje, prandaj është e domosdoshme të konsultoheni menjëherë me mjek ose fizioterapist. Pasi gjuri të rikthehet në pozicionin e tij natyral, është e detyrueshme imobilizimi dhe aplikimi i krioterapisë me kompresë të ftohtë. Ky lloj dëmtimi kërkon një periudhë të gjatë rehabilitimi, pasi ekziston rreziku i përsëritjes së tij. Për këtë arsye, pas rikuperimit, rekomandohet përdorimi i mbajtëses kompresive me hapje në zonën e patelës dhe stabilizim të gjurit. 

 2. Tendosja e ligamentëve Ligamentet janë struktura që stabilizojnë nyjën e gjurit. Tendosja zakonisht ndodh gjatë një përthyerjeje të menjëhershme, një rënie të papritur ose pas një goditjeje direkte. Më shpesh preken ligamenti i brendshëm anësor (MCL) dhe ligamenti i jashtëm anësor (LCL). Dhimbja është e lokalizuar në anën e gjurit dhe shoqërohet me vështirësi në lëvizje dhe ndjesi të paqëndrueshmërisë. Në këto raste rekomandohet përdorimi i një mbajtëse për gju me stabilizim të shtuar, pra me susta silikoni ose mbështetëse metalike të vendosura në anët e saj.

3.  Dëmtimi i ligamentit të kryqëzuar të përparmë (ACL) ACL është një nga ligamentet kryesore që siguron stabilitet gjatë rrotullimeve dhe ndryshimeve të shpejta të drejtimit. Dëmtimi zakonisht ndodh pa kontakt fizik, gjatë një përshpejtimi të menjëhershëm apo frenimi të papritur. Simptoma e parë është një “kërcitje” e fortë që ndihet në momentin e dëmtimit, pas së cilës shfaqet ënjtje dhe ndjesi e fortë e paqëndrueshmërisë në gju. Është e domosdoshme të konsultoheni me mjek ortoped për të vlerësuar shkallën e dëmtimit. Në varësi të diagnozës, ndiqen udhëzimet përkatëse nga mjeku ose fizioterapisti.

Disa këshilla për t’u mbrojtur nga dëmtimet gjatë verës: 

 • Bëni nxehje para çdo aktiviteti fizik; 

 • Përdorni ortozë për qëllime parandaluese; 

 • Mos e teproni nëse nuk keni kondicion fizik të mjaftueshëm; 

 • Vishni këpucë të përshtatshme dhe cilësore; 

 • Forconi rregullisht muskujt përreth gjurit; 

 • Përdorni shkopinj mbështetës gjatë ecjes së zgjatur dhe/ose ngjitjes malore; 

 • Në rast të shfaqjes së simptomave të para, konsultohuni me fizioterapist ose mjek.