×

Cart

Your cart is empty.




E gjitha fillon me një rishikim

E gjitha fillon me një rishikim

Ndryshimet në trupin tuaj janë të rëndësishme. Çdo grua meriton mbrojtje dhe mbështetje në kohë. Mos e lejoni frikën të ju largojë nga mjeti më i fuqishëm që keni – DETEKTIMI I HERËSHËM.

Karcinomi i gjirit është forma më e zakonshme e kancerit tek gratë. Edhe pse nuk ekziston një mënyrë e sigurt për parandalim të plotë, kontrollimet në kohë dhe zakonet e shëndetshme të jetesës luajnë një rol kyç në zbulimin e hershëm dhe trajtimin e suksesshëm.

Në këtë tekst do të mësoni gjithçka që duhet të dini për kontrollet parandaluese, rolin e ehos dhe mamografisë dhe pse ato janë kaq të rëndësishme për shëndetin tuaj.

Pse janë të rëndësishme kontrollet parandaluese?

Kontrollet parandaluese kryhen edhe kur nuk keni simptoma, pikërisht për të zbuluar ndryshime të mundshme ndërkohë që janë ende të vogla dhe të shërueshme. Ato përfshijnë:

  • Auto-kontroll i gjirit (më mirë të bëhet një herë në muaj pas ciklit menstrual)
  • Kontroll klinik tek mjeku (një herë në vit)
  • Ehografi gjiri
  • Mamografi

Kombinimi i këtyre metodave mundëson zbulimin në kohë të ndryshimeve të dyshimta dhe fillimin e trajtimit ndërkohë që shanset për shërim të plotë janë më të larta.

Çfarë është ehografia e gjirit?

Ehografia përdor valë zanore për të treguar strukturën e gjirit. Kryhet me një sondë që lëviz mbi lëkurë dhe i mundëson mjekut të vërejë nëse ka cista, nyje, fibroadenoma ose ndryshime të tjera.

Kur rekomandohet ehografia?

  • Tek gratë nën 40 vjeç, kur gjoksi është më i dendur
  • Kur ka një ndryshim të prekshëm ose dyshim pas kontrollit klinik
  • Për monitorimin e cistave ose formacioneve beninje të njohura
  • Tek gratë shtatzëna dhe ato që ushqejnë me gji, pasi është e sigurt dhe nuk përdor rrezatim

Ekografia nuk dhemb, zgjat 10–15 minuta dhe është një pikënisje e shkëlqyer për skrining.

Çfarë është mamografia?

Mamografia është një fotografi e gjirit me rreze X që mund të zbulojë ndryshime para se ato të bëhen të dukshme ose të prekshme. Rekomandohet kryesisht tek gratë mbi 40 vjeç, pasi struktura e gjirit në këtë moshë mundëson një pamje më të qartë.
Kur dhe sa shpesh bëhet mamografia?

Kur dhe sa shpesh bëhet mamografia?

  • Një herë në vit pas moshës 40 vjeç
  • •Më shpesh tek gratë me histori familjare të kancerit të gjirit
  • Kur shfaqen simptoma (ënjtje, dhimbje, sekrecione, ndryshim i formës së gjirit)

Mamografia mund të zbulojë tumore me madhësi vetëm disa milimetra dhe pikërisht atëherë kur trajtimi është më i suksesshëm.

Cili është plani i rekomanduar i kontrolleve?

  • Mosha 20–30 vjeç: Auto-kontroll një herë në muaj, kontroll tek mjeku çdo 1–2 vjet
  • Mosha 30–40 vjeç: Auto-kontroll një herë në muaj, ekografi çdo 1–2 vjet
  • Mbi 40 vjeç: Mamografi çdo vit + kontroll i rregullt
  • Personat me rrezik të lartë, pavarësisht moshës: Skrining sipas planit individual (fillon edhe para moshës 40 vjeç)

Mamografia mund të zbulojë tumore me madhësi vetëm disa milimetra dhe pikërisht atëherë kur trajtimi është më i suksesshëm.

4 këshilla të rëndësishme:

  • Nëse jeni mbi 30 vjeç dhe nuk keni bërë kurrë kontroll të gjirit, caktoni një kontroll që sot.
  • Nëse keni një anëtar familjeje me diagnozë të kancerit të gjirit ose të vezoreve, konsultohuni me mjekun për testim gjenetik dhe një plan të veçantë skriningi.
  • Mos harroni se parandalimi nuk pret.
  • Kujdesi për veten fillon me ndërgjegjësim

Ndryshimet në trupin tuaj janë të rëndësishme. Çdo grua meriton mbrojtje dhe mbështetje në kohë. Mos e lejoni frikën t’ju largojë nga mjeti më i fuqishëm që keni – ZBULIMI I HERSHËM.