Rreth nesh
30 vjet Medicus Help – Miku juaj i vërtetë
Për të qenë unik, i suksesshëm dhe për të mbijetuar ndër vite, duhet të punoni me dashuri dhe përkushtim të plotë. Ky ishte pikërisht motivi kur u hodhën themelet e Medicus Help në fillim të viteve nëntëdhjetë.Të nxitur nga dëshira për të ndihmuar përdoruesit e pajisjeve mjekësore, ne krijuam një kompani që do të ofrojë më të mirën përshëndetin e tyre. Por ne nuk u ndalëm me kaq.Gjatë tre dekadave ne vazhdimisht e kemi rritur dhe përmirësuar portofolin tonë në disa segmente: rehabilitim, parandalim, program kompresimi, produkte postmastektomie, paruke, oksigjenoterapi... Gjatë viteve jemi përballur me momente të bukura dhe të vështira. Por në çdo ditë të re ne mësuam dhe u përpoqëm për rezultate më të mira, shërbim më të mirë, disponueshmëri më të madhe...
Dhe ende vazhdon.
Ne u përpoqëm të arrinim secilin prej synimeve tona, por arritëm edhe shumë më tepër nga sa pritej. Ne mbajtëm gjënë më të vlefshme, mbështetjen dhe besimin tuaj. Ne jemi bërë aleati juaj besnik në luftën për shëndet më të mirë dhe cilësi më të mirë të jetës. Për ne përfaqëson një detyrim të madh, një nxitje për të vazhduar me të njëjtin ritëm dhe motivin që mund të jetë gjithmonë më mirë. Ajo që na bën krenarë është ekipi ynë i arsimuar i punonjësve, të cilët me përkushtimin, ndjeshmërinë dhe qasjen individuale ndaj klientëve kanë një zgjidhje për çdo problem. Ata janë garancia jonë më e madhe se ne do të ruajmë traditën e kompanisë sonë. Pikëpamja jonë për të ardhmën synon përmirësimin, zhvillimin dhe shpërblimin . Me dyqanet e reja të specializuara dhe dyqanin online, ne po përpiqemi të arrijmë çdo përdorues dhe çdo shtëpi, për të mbetur sinonim I shërbimit më të mirë dhe produkteve cilësore.
Egzistojm për ju dhe ju premtojmë se do të vazhdojmë të jemi miku juaj besnik, sepse ju dhe shëndeti juaj janë prioriteti ynë më i lartë.
Faleminderit për besimin tuaj.
I juaji Medicus Help







