Skanimi i shputës është një procedurë që i shfaq të gjitha deformimet dhe anomalitë e shputës me ndihmën e një skaneri modern Pedomedic.
Ky skaner bën një identifikim të plotë të ndryshimeve dhe fitohet një imazh i plotë i gjendjes së shputës. Regjistrimet ruhen në një bazë të dhënash digjitale, e cila lejon që në skanimin e ardhshëm të bëjë një krahasim digjital me gjendjen aktuale të shputës.
ЗPër herë të parë në Maqedoni kryejmë skanim statik dhe dinamik. Sipas rezultateve të skanimit, klientit i jepet një shtresë e përshtatshme për këpucë.
Pse nevojitet një skanim i këmbëve?
Shpesh ne i nënvlerësojmë shputat tona dhe se si ndikojnë te ato këpucët e ngushta, taket e larta… Shumica nuk i kushtojnë vëmendje shenjave të hershme paralajmëruese të dhimbjes dhe lëndimit. Këmbët tona janë të prirura ndaj traumave në baza ditore, ndaj duhet të kujdesemi për to sepse meritojnë kujdes dhe vëmendje të veçantë.
Çfarë është skanimi i shputës?
Skanimi mund të japë informacion mbi formën, madhësinë, pikat e presionit dhe lëvizjen e shputës. Prandaj rekomandohet që të skanoni këmbët tuaja të paktën një herë në vit. Skanimi i pajisjes më moderne Pedomedic është një shërbim falas që do t'ju japë informacionin e nevojshëm për harkun, pikat e presionit dhe analizën e detajuar të lëvizjes. Mund ta kuptoni pse ndjeni dhimbje jo vetëm në këmbë, por edhe në pjesë të tjera të trupit. Mos harroni se këmbët janë baza për shëndetin e gjithë trupit.
Përparësitë e skanimit të shputës
Pavarësisht nëse jeni sportist, diabetik, qëndroni në këmbë apo ulur për një kohë të gjatë, skanimi do t'ju japë informacionin e nevojshëm për gjendjen e këmbës suaj. Avantazhi i kësaj pajisjeje është se sipas rezultateve mund të merrni një shtrojë të bërë individualisht që do t'ju ndihmojë të zvogëloni dhimbjen dhe të bëni një korrigjim të qëndrimit të këmbës, për të shpërndarë presionin dhe për të optimizuar lëvizjet e caktuara.
Faqja e internetit përdor cookie për t'ju ofruar përvojën më të mirë të mundshme të përdoruesit. Duke vazhduar të përdorni faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin e cookies. Lexo më shumë
jam dakord