Çfarë është "Lichen Sclerosus" dhe si funksionon terapia PRP në këtë gjendje?
Çfarë është Lichen Sclerosus? „Lichen Sclerosus“ është një gjendje mjekësore që prek lëkurën e vulvës së vaginës, anusit ose penisit tek meshkujt. Më konkretisht, Lichen Sclerosus shkakton ndryshim të ngjyrës së lëkurës së vulvës, ajo bëhet më e hollë, e irrituar dhe shoqërohet me kruarje intensive.
Disa raste të Lichen Sclerosus anal dhe vulvar gjithashtu mund të çojnë në formimin e plagëve dhe flluskave në zonën e organeve gjenitale. Nëse nuk trajtohet, „Lichen Sclerosus“ mund të çojë në shfaqjen e plagëve të caktuara, që ndikojnë në jetën e përditshme dhe vetëbesimin. Kur kjo gjendje shfaqet, ecja dhe aktivitetet sportive bëhen pothuajse të pamundura.
Ky çrregullim ndikon në urinim, zbrazjen e zorrëve dhe e bën marrëdhënien seksuale të dhimbshme dhe të parehatshme. Trajtimi me PRP përmirëson ndjeshëm këtë gjendje. Aplikimin e kryen gjinekologu juaj. Procedura është e shkurtër. Pas trajtimit, rekomandohet të pushoni 1-2 ditë, dhe më pas mund të ktheheni pa problem tek detyrat e përditshme.

Trajtimi PRP është i sigurt dhe efektiv për stimulimin e rigjenerimit endogjen dhe shërimin. Faktorët e rritjes nga trombocitet në shtresat më të thella të lëkurës aktivizojnë procesin e rigjenerimit. Acidi hialuronik është një përbërës natyral në trupin tonë që ka aftësi të madhe të lidhet me ujin dhe në këtë mënyrë rikthen hidratimin dhe volumet e lëkurës.