×

Cart

Your cart is empty.




Rrotulla pilates – mënyrë e thjeshtë dhe efikase që të ballafaqoheni me celulitin

Rrotulla pilates – mënyrë e thjeshtë dhe efikase që të ballafaqoheni me celulitin

Celulit ka pothuaj çdo grua, por çfarë mund të bëjmë që ta kontrollojmë? Një nga mënyrat është përdorimi i rrotullës pilates. Në vazhdim ju sqarojmë se si ta përdorni dhe si vepron.

Rrotulla pilates: Aleati juaj kundër celulitit
Nëse nuk keni dëgjuar për rrotullën pilates, do të befasoheni këndshëm nga ajo se sa e dobishme mund të jetë. Rrotulla pilates përdoret për masazh miofascial, për relaksim të muskujve të tendosur dhe të lodhur, por fakt është se përdoret edhe në trajtimin dhe parandalimin e paraqitjes së celulitit në këmbë dhe prapanicë.

Si rrotulla pilates mund ta zvogëloje celulitin?

Një nga shkaqet për celulitin është qarkullimi i dobët në indin yndyror. Rrotulla mund të ndihmojë përmes stimulimit mekanik. Kur rrotulloheni, e përdorni peshën tuaj trupor mbi rrotullën që ta shtypni pjesën që i bëni masazh. Në fillim mund të ndjeni dhimbje për shkak të lirimit miofascial. Rrotulla e përmirëson qarkullimin e gjakut dhe të limfës, e me këtë ndihmon që të përmirësohet funksioni i indeve. Me këtë lloj të stimulimit mekanik i fitoni të gjitha përfitimet si nga masazhi i rregullt, mes të cilave edhe relaksimi me tension muskulor.

Lidhur me celulitin ndihmon që të shkatërrohen ngurtësimet dhe e përmirëson hedhjen e lëngjeve dhe toksikeve të tepërta – dy shkaktarët kryesor për krijimin e celulit.

Si të zgjidhni rrotull pilates?
Rrotulla më e mirë për luftë me celulitin është rrotulla me dendësi të lartë, të mos shpartallohet dhe të jetë mjaft e fortë që të sigurohet rezistencë e mjaftueshme, me qëllim që të fitohet masazh i thellë. Në vazhdim shihni videon se si ta përdorni në trajtimin e celulit.