Limfedema dhe drenazh limfatik
Limfa është lëng pa ngjyrë i pasur me proteina dhe limfocite. Funksioni i limfës është ta ushqejë indin, ndërsa nga ana tjetër t’i grumbullojë dhe eliminojë produktet nga qelizat e shkatërruara dhe materiet tjera të dëmshme.
Sistemi limfatik paraqet rrugë ndihmëse përmes të cilit lëngu prej hapësirës mes qelizave kthehet në qarkullimin e gjakut. Bakteret, viruset dhe grimcat tjera patogjene arrijnë në sistemin limfatik dhe shkatërrohen në nyejt limfatike. QË në vitin 1912 nobelisti Aleksis Karel ka dëshmuar se shëndeti varet nga qarkullimi limfatik dhe stagnimi i limfës është shkak për degjenerimin dhe vdekjen e qelizave, gjegjësisht në qarkullimin limfatik është fshehur eliksiri i rinisë dhe jetës.
.png)
Si manifestohet?
Limfedema është ënjtje në pjesën e trupit, më shpesh në këmbë dhe duar, i shkaktuar nga qëndrimi i limfës. Shenjat të cilat e paralajmërojnë paraqitjen e limfedemës në ekstremitetet e sipërme janë:
– Ndjenjë e peshës në duar
– Shtrëngim në pëllëmbë
– Ënjtje e dorës ose pëllëmbës
– Lëvizje e kufizuar e dorës
– Shtrëngim në duar të cilat paraprakisht nuk i keni ndjerë
– Gjatë presionit në dorë paraqitet gropë.
Shkaqet të cilat e rritin rrezikun nga limfedema
– Lëndim i lëkurës dhe muskujve
– Nxehtësi
– Ngarkim i tepërt i duarve
– Peshë e rritur trupore
– Sëmundja e sheqerit
– Pirja e duhanit tej mase
– Ngurtësimi i gjakut
– Fluturime të gjata me aeroplan
– Kancer i avancuar në nyejt limfatike.
Pas të gjitha intervenimeve kirurgjike, kimioterapisë dhe rrezatimit, mund të vijë deri te paraqitja e edemeve. Për fat të keq kur një herë do të paraqitet edemi, sa më gjatë është i pranishëm, aq më vështirë është të zvogëlohet ënjtja. Prandaj nevojitet të bëhet drenazh i shpeshtë limfatik, veçanërisht te pacientet të cilët kanë pasur operacion të gjirit. Te ato hiqen nyejt limfatike në pjesën e sqetullës, që e vështirëson kthimin e limfës në qarkullimin e gjakut. Sa shpesh nevojitet drenazhi limfatik varet nga shkalla e ënjtjes, gjegjësisht nëse fjala është për limfedemë i stadiumit të parë, të dytë ose të tretë. Gjendja dukshëm përmirësohet kur do të vendosen rrugët e reja limfatike.

Trajtimi i limfedemës nënkupton kujdes të lëkurës, aplikimi i drenazhit limfatik manual, lidhja kompresive me fashë dhe stërvitjet e veçanta. Drenazhi limfatik manual e pengon paraqitjen e pasojave të përhershme në formë të kufizimit të lëvizjes së duarve. Momentalisht arrihet zvogëlimi dhe lirimi i plotë i dhimbjeve, ënjtjes dhe ndjenja e pakëndshme.
Me rëndësi të veçantë është që pas drenazhit të realizuar limfatik manual dhe lidhjes kompresave me fashë, pacientja të vazhdojë të mbajë dorezë kompresave, e cila do të kontribuojë për përmirësimin e qarkullimit limfatik dhe ruajtjen e gjendjes. Mbajtja e dorezës limfatike e zvogëlon ënjtjen, dhimbjen dhe e lehtëson përditshmërinë. Drenazhi limfatik nuk realizohet te gjendjet e kancerit malinj akut, sëmundjeve të caktuar të zemrës dhe veshkave, infektimeve dhe inflamacioneve.
