×

Shporta

Shporta juaj është bosh.




Pse duhet të mbani reçipeta ortopedike?

Pse duhet të mbani reçipeta ortopedike?

Ne ju kuptojmë se deri tani keni mbajtur reçipeta, dhe pse tani kur keni protezë duhet të mbani reçipetë speciale ortopedike, kur mund të qepni xhep në reçipetën tuaj të preferuar. Por, nuk është aq e thjeshtë. Në vazhdim ju sqarojmë pse.

1.Mund të shihni se reçipeta ortopedike e përmirëson pamjen dhe formën e gjinjve. Dizajni specifik mundëson të mbulohen shenjat për dallim nga reçipetat standarde.

2.Te reçipeta standarde, distanca mes rripave është mjaft e shkurtër, për dallim nga reçipetat standarde. Në këtë mënyrë reçipeta ortopedike mundëson mbështetje më të mirë.

3.Rripat komfor dhe të gjerë të reçipetave ortopedike e mbështesin formën e gjinjve pa krijuar presion shtesë në supe. Disa reçipeta kanë rripa të gjerë për komfor shtesë.

4.Pjesa qendrore e reçipetës është mjaft e rëndësishme, por te reçipetat standarde i kushtohet shumë vëmendje për shkak të pamjes më të mirë të shportave. Reçipeta ortopedike e mbulon protezën, mundëson lëvizje më të mirë, dhe i mbulon shenjat nga operacioni.

5.Brezi i gjerë nën shporta ofron stabilitet dhe mbështetje më të mirë, me çka ju japin siguri se protezat nuk do të zhvendosen.

6.Rripat janë komfore dhe të përshtatura për çdo reçipetë.

7. Varësisht nga madhësia e reçipetës, mund të ketë më shumë kopsa për kopsitje, për mbështetje më të mirë në pjesën e prapme.

8.Skajet anësore nën krahët janë më të gjera, që të mbulohen shenjat nga operacioni dhe djegiet nga terapia me rrezatim, dhe për lëvizje më të mirë të reçipetës.

Çift i përsosur

Zgjedhja e reçipetës adekuate mund të ndikojë rreth asaj si e ndjeni protezën tuaj. Dobi më të madhe do të keni nëse bëni kombinim të protezës së gjirit me reçipetë ortopedike.