Kimioterapia dhe humbja e flokëve
Çfarë të prisni gjatë trajtimit?
Pacientët me kancer, humbjen e flokëve e përshkruajnë si efekt të padëshiruar shqetësues nga terapia. Çdo herë kur do të shihen në pasqyrë, pamja e tyre e ndryshuar është përkujtues i sëmundjes dhe gjithçka që kanë përjetuar me diagnozën. Në vazhdim ju këshillojmë si t’i ndihmoni vetes dhe më lehtë ta përballoni këtë moment.
Ndoshta deri më tani nuk keni menduar sa kanë rëndësi për ju flokët, deri sa nuk përballeni me humbjen e tyre gjatë kimioterapisë. Nëse keni kancer, dhe jeni të gatshëm për kimioterapinë, gjasat që t’i humbni flokët janë të mëdha. Edhe meshkujt edhe femrat kanë deklaruar se humbja e flokëve, si pasojë e kimioterapisë, paraqet brengën më të madhe, pasi që e kanë marrë diagnozën për kancer. Kur dhe nëse do t’ju bien flokët varet nga tipi dhe sa trajtime do të pranoni.
Pse bien flokët gjatë kimioterapisë?
Ilaçet për kimioterapi janë të fuqishme dhe i sulmojnë qelizat e kancerit, të cilat shumohen shumë shpejt. Në të njëjtën kohë këto ilaçe i sulmojnë edhe qelizat tjera të cilat shpejtë shumohen – duke përfshirë edhe qelizat e rrënjëve të flokëve. Kimioterapia mund të sjell deri te humbja e qimeve në gjithë trupin – jo vetëm në kokë. Ndonjëherë bien edhe qepallat, qerpikët, si dhe qimet ndër sqetulla dhe ato intime. Për fat të mirë, në shumicën e rasteve, rënia e flokëve nga kimioterapia është e përkohshme. Flokët përsëri fillojnë të rriten për 3-6 muaj pas përfundimit të trajtimit.
Çfarë duhet të prisni?
Flokët zakonisht bien pas 2-4 javë pas fillimit me trajtimin. Mund të bien përnjëherë ose gradualisht. Do të filloni të vëreni më shumë flokë në jastëkun tuaj, në krehrin ose derisa i lani flokët. Flokët tuaja do të vazhdojnë të bien disa javë pas përfundimit të trajtimit.
Pacientët me kancer, humbjen e flokëve e përshkruajnë si efekt të padëshiruar shqetësues nga terapia. Çdo herë kur do të shihen në pasqyrë, pamja e tyre e ndryshuar është përkujtues i sëmundjes dhe gjithçka që kanë përjetuar me diagnozën. Ndoshta nevojiten disa javë pas trajtimit që folikulet të përtërihen dhe flokët përsëri të fillojnë të rriten. Flokët e reja mund të kenë ngjyrë dhe tekstura më ndryshe nga flokët e mëparshme. Ndonjëherë flokët janë më të përhita, derisa qelizat që janë përgjegjës për pigmentin nuk fillojnë të funksionojnë përsëri.
A mund të parandalohet rënia e flokëve?
Për fat të keq nuk ekziston trajtim që garanton se flokët tuaja nuk do të bien gjatë kimioterapisë. Mënyra më e mirë që të ballafaqohemi me humbjen e flokëve është që menjëherë sa ta vëreni qimen e parë të rënë të blini parukë. Pastaj t’i qethni flokët dhe menjëherë ta vendosni parukën. Në këtë mënyrë do të jeni të kënaqur nga pamja juaj dhe më lehtë do ta përjetoni humbjen e flokëve.
Gjithashtu radioterapia mund të sjell deri te humbja e flokëve
Gjithashtu radioterapia i sulmon qelizat që rriten shpejtë në trup, por për dallim nga kimioterapia, ajo ndikon në regjion specifik, ku është i përqendruar trajtimi. Nëse rrezatimi është në kokën tuaj, me siguri do t’i humbni flokët në kokë.
Zakonisht flokët fillojnë të rriten pas përfundimit të trajtimit me radioterapi. Por a do të rriten në gjithë pjesën dhe me dendësinë e njëjtë varet nga trajtimi. Llojet e ndryshme të rrezatimit dhe dozat e ndryshme kanë efekt të ndryshëm mbi flokët.
Për qendrën e gruas
Qendra e gruas paraqet qendër të specializuar të dedikuar për gratë me kimioterapi dhe pas mastektomisë. Në këtë qendër janë ekspozuar numër i madh i parukave, reçipetave, kostumeve për banjë dhe proteza të cilat u dedikohen grave të cilat e kanë humbur gjirin si pasojë e kancerit. Në atmosferë të këndshme dhe relaksuese të punësuarit do t’ju këshillojnë dhe do t’ju ndihmojnë ta zgjidhni më të mirën për ju.