Është koha për Movember
KOHA PER MOVEMBER
TETORI MBAROI, POR NËNTORI ËSHTË KËTU – KA ARDHUR KOHA PËR MOVEMBER!
Pas muajit në të cilin së bashku ngritëm ndërgjegjësimin për shëndetin e grave dhe luftën kundër kancerit të gjirit, tani fokusi zhvendoset te burrat.
Movember është një lëvizje botërore që çdo nëntor i përkujton burrat të kujdesen për shëndetin e tyre – fizik dhe mendor.
Çfarë përfaqëson Movember?
Emri vjen nga bashkimi i fjalëve moustache (mustaqe) dhe November.
Burrat në mbarë botën lënë mustaqe si simbol dhe si kujtesë për rëndësinë e parandalimit, kontrolleve të rregullta dhe bisedave të hapura për shëndetin.
Movember ka tre qëllime kryesore:
• Rritja e ndërgjegjësimit për kancerin e prostatës
• Mbështetje dhe edukim për kancerin e testikujve
• Nxitja e bisedave për shëndetin mendor tek burrat
Pse është e rëndësishme?
Shumë burra shmangin të flasin për simptomat e tyre ose të vizitojnë mjekun, gjë që shpesh çon në diagnozë të vonuar.
Zbulimi i hershëm, ashtu si te kanceri i gjirit, mund të shpëtojë jetë.
Ashtu si gratë kujtohen për rëndësinë e vetëkontrollit të gjirit,
edhe burrat duhet të kryejnë rregullisht vetëkontroll të testikujve – një zakon i thjeshtë, i shpejtë dhe që shpëton jetë.
