×

Shporta

Shporta juaj është bosh.




Pse ju ënjten këmbët derisa udhëtoni?

Pse ju ënjten këmbët derisa udhëtoni?

Periudha të gjata ulur gjatë udhëtimit mund të sjell deri te ënjtja e këmbëve dhe kyçeve. Ënjtja paraqitet si rezultat i qëndrimit të gjakut në ekstremitetet e poshtme, me çka bëhet presion më i madh mbi venat.

Simptomat e para janë:

  • Dhimbje
  • Tensionim në muskuj
  • Këmbët janë të ndjeshme në prekje
  • Sipërfaqja e lëkurës mund të jetë më e ngrohtë dhe më e ndjeshme në prekje

Dhimbja e vazhdueshme në këmbë, gjatë udhëtimeve të gjata, mund të jetë edhe paralajmërim se potencialisht jeni në rrezik që të zhvillohet trombozë e thellë venoze. Dhimbja e cila është e përqendruar në njërën këmbë dhe e cila zgjat pas përfundimit të udhëtimit është thirrje se duhet të ndërmerrni diçka.


Faktorët e rrezikut

Periudha e gjatë e jo aktivitetit është një nga shkaqet për zhvillimin e trombozës së thellë venoze, Por, po ashtu ekzistojnë edhe faktorë tjerë të cilët e rritin rrezikun:

  • Nëse në familje më tepër anëtarë kanë probleme me qarkullim të çrregulluar të gjakut
  • Obeziteti
  • Problemet me venat e zgjeruara
  • Rreziku prej trombozës së thellë venoze rritet edhe me moshën.

Si ta ndihmoni veten?

Gjatë udhëtimeve të gjata me veturë, aeroplan ose autobus nevojitet që të lëvizni, nëse kushtet ua mundësojnë këtë. PO ashtu rekomandohen edhe çorape speciale kompresave, të cilat janë të dizajnuara të bëjnë presion në kyçe dhe në këtë mënyrë ndihmojnë që gjaku nga këmbët të kthehet prapa drejt zemrës. Me këtë ulet ënjtja dhe dhimbjet në këmbë, por në të njëjtën kohë ju mbrojnë nga paraqitja e trombozës së thellë venoze.