×

Shporta

Shporta juaj është bosh.




Si të kuptoni nëse keni APNEA te gjumit?

Si të kuptoni nëse keni APNEA te gjumit?

Diagnoza e apneas së gjumit fillon me një kontroll tek mjeku, zakonisht specialist (pulmolog ose otorinolaringolog). Ky proces përfshin disa hapa për të vlerësuar gjendjen dhe për të përcaktuar trajtimin e duhur:

Historia mjekësore dhe simptomat Së pari, do t’ju duhet t’i shpjegoni detajisht mjekut të gjitha simptomat. Simptomat më të zakonshme janë gërhitja e zhurmshme, ndjenja e lodhjes, zgjimi i shpeshtë gjatë natës ose dhimbje koke në mëngjes. Gjithashtu, do të shqyrtojë historikun tuaj shëndetësor dhe faktorët e rrezikut si peshë e tepërt ose histori familjare e apneas së gjumit

  1.  Kontroll fizik Hapi tjetër është kontrolli i strukturës së rrugëve të frymëmarrjes, fytit dhe hundës, pasi disa anomalitete anatomike mund të kontribuojnë në apneas e gjumit.
  2.  Polisomnografi/poligrafi (PSG) Ky është testi më i saktë që mund të kryhet edhe në kushtet e shtëpisë. Për këtë test kërkohet një aparat special portativ që regjistron frymëmarrjen gjatë gjumit (saturimin me oksigjen dhe frymëmarrjen). Ky aparat ndihmon në identifikimin e numrit të apneas gjatë natës (episodet e ndalimit të frymëmarrjes ose reduktimit të rrjedhës së ajrit). Pastaj rezultatet lexohen nga mjeku specialist i fushës.
  3. Teste shtesë Në varësi të rezultateve, mund të kryhen teste të tjera shtesë, si endoskopia e rrugëve të frymëmarrjes ose vlerësimi i funksionit të mushkërive.
  4. Diagnoza Pas vendosjes së diagnozës, përcaktohet trajtimi më i përshtatshëm, i cili mund të përfshijë pajisje për mbështetje të frymëmarrjes (aparate CPAP), ndryshime në stilin e jetës ose në raste të caktuara, ndërhyrje kirurgjikale për përmirësimin e rrjedhës së ajrit.

E rëndësishme: Kjo gjendje mund të shkaktojë pasoja serioze për shkak të mungesës së oksigjenit në tru gjatë natës, prandaj nëse dyshoni se keni apnea të gjumit, telefononi menjëherë në numrin 070294458 dhe caktoni një konsultë.