×

Shporta

Shporta juaj është bosh.




Si ta zgjidhni perukën e duhur gjatë kimioterapisë?

Si ta zgjidhni perukën e duhur gjatë kimioterapisë?

 

Në momentin kur përballeni me kimioterapinë, humbja e flokëve është një dukuri shumë e zakonshme. Kjo situatë përbën një tronditje të madhe emocionale për çdo grua. Në këtë moment, zgjedhja e perukës nuk është vetëm një zgjidhje estetike, por përdorimi i saj rikthen plotësisht vetëbesimin tek gruaja. Ekzistojnë disa udhëzime të rëndësishme që do t’ju ndihmojnë të bëni zgjedhjen e duhur për veten tuaj.

Kërkoni konsultim para humbjes së flokëve Së pari, konsultohuni me onkologun tuaj nëse terapia që do të përdorni do të shkaktojë rënie të flokëve. Nëse po, filloni të informoheni edhe para se të nisë ky proces. Vizitoni Qendrën për Grua (në dyqanin më të afërt të Medicus Help) dhe njihuni me opsionet që mund të keni. Mos nxitoni me vendimin, mjafton të bisedoni me ekipin tonë. Ekipi ynë përbëhet nga gra që prej shumë kohe janë pjesë e qendrave për gra në gjithë Maqedoninë dhe do t’ju japin këshillat më të mira lidhur me gjendjen tuaj.

Duke e ditur se humbja vizuale do të zëvendësohet me një perukë ideale që i përshtatet  do t’ju qetësojë dhe do t’ju japë përgjigje për shumë pyetje.

Zgjedhja midis fibrave sintetike dhe atyre natyrale Perukët e bërë nga fibra natyrale ofrojnë një pamje realiste dhe janë të lehta për stilim, por për shkak të përbërjes së tyre janë më të shtrenjta se të tjerat. Ndërsa perukët sintetike janë më ekonomike, dhe teknologjitë e sotme i bëjnë ato të duken shumë reale. Gjatë kimioterapisë, perukët sintetike shpesh janë zgjedhja më e mirë, pasi janë të lehta për mirëmbajtje dhe përshtaten shpejt me nevojat e përditshme.

Komoditeti është çelësi                                                                                                 

Gjatë kimioterapisë, lëkura e kokës mund të bëhet e ndjeshme, prandaj është e rëndësishme të zgjidhni një perukë që është e rehatshme dhe e butë. Ne rekomandojmë perukë me kapak rrjetë, që i lejon lëkurës të marrë frymë dhe redukton irritimin. Për më tepër, zgjidhni një perukë me madhësi të përshtatshme, që do të adaptohet në formën e kokës suaj dhe do t’ju shërbejë gjatë gjithë periudhës deri sa të fillojë të rritet flokët e juaj natyrale.

Mendoni për ngjyrën dhe stilin Zgjedhja e ngjyrës dhe stilit është shumë personale. Disa gra preferojnë të mbeten besnike pamjes së tyre natyrale, ndërsa të tjera e shohin perukën si një mundësi për ndryshim – një frizurë të re, një ngjyrë të re, diçka që gjithmonë keni dashur ta provoni, por nuk keni pasur mundësi. Është e rëndësishme të ndiheni rehat në lëkurën tuaj, prandaj merrni një vendim që i përshtatet më së miri gjendjes suaj emocionale. Nëse mundeni, merrni me vete një person të afërt – një shoqe, motër apo anëtar familjeje – për t’ju ndihmuar në zgjedhje. Mbështetja e tyre mund të bëjë ndryshimin.

Kujdesi për perukën Me mirëmbajtje të duhur, peruka juaj do të duket e freskët dhe natyrale për një kohë të gjatë. Perukët nga fibra sintetike dhe natyrale duhet të kujdesen me kozmetikë të specializuar që do të zgjatë jetëgjatësinë e tyre. Mënyra e mirëmbajtjes është e thjeshtë dhe e shpejtë. Është e rëndësishme të ndiqni udhëzimet e prodhuesit për të ruajtur qëndrueshmërinë dhe cilësinë e perukës.

Pranoni procesin Mos u frikësoni nëse zgjedhja e perukës zgjat më shumë se sa prisnit. Kjo është krejtësisht normale. Më e rëndësishmja është t’i jepni vetes kohë, të provoni të gjitha opsionet dhe të gjeni një perukë që do t’ju ndihmojë të ruani vetëbesimin tuaj. Ky është pjesë e udhëtimit tuaj, dhe çdo hap, pavarësisht sa i vogël, do t’ju çojë drejt ndjenjës së bukurisë dhe sigurisë.

Zgjedhja e perukës gjatë kimioterapisë është më shumë se një çështje estetike – është një akt rikthimi i vetëbesimit.

Është e rëndësishme të dini se lëkura e kokës pas kimioterapisë ose radioterapisë bëhet shumë e ndjeshme. Prandaj, në zgjedhjen e perukës kini kujdes që ajo të jetë e provuar mjekësisht dhe e sigurt për përdorim. Perukët nga portofoli ynë janë pajisje mjekësore të regjistruara nga Agjencia e Barnave, që garanton cilësinë dhe sigurinë e tyre.

Me mbështetjen e ekipit tonë, mund të gjeni modelin që do t’ju bëjë të ndiheni shkëlqyeshëm dhe të përgatitur për të përballuar sfidat që sjell kimioterapia. Ju meritoni të ndiheni bukur çdo ditë.