Heronj për të cilët nuk ekzistojnë pengesa
Para 10 viteve, gjatë një lëndimi të boshtit, Aleksandri ka mbetur në karrocë invalidore. Çast i cili përgjithmonë ia ka ndryshuar jetën dhe pas të cilit është dashur të ballafaqohet me gjendjen e re. Për atë si njeri i ri, ka qenë shumë e vështirë ta pranojë se lëvizja e mëtejshme dhe funksionimi do të lidhet për karrocën invalidore.
“Dy vjet isha në depresion dhe nuk dëshiroja që ta pranoj realitetin e ri. Nuk dëshiroja të pranoj se unë jetën do ta kaloj në karrocë. Qëndroja në shtëpi dhe ankohesha për atë që më ndodhi. Është shumë e vështirë që për një 20 vjeçar, djalë i shëndetshëm, menjëherë të ballafaqoheni me faktin se jeta juaj nuk do të jetë më e njëjtë”, na rrëfen Aleksandri, i cili pa dy viteve ka vendosur të vazhdojë me jetën. Në këtë kthesë ai ka arritur sukses që ta përfundojë fakultetin dhe sot me sukses të jetë pjesë e biznesit familjar. Si çdo njeri i ri tjetër kënaqet në çdo çast të jetës. Edhe krahas asaj që i ka ndodhur në jetë, ai lufton dhe me guxim përballet me të gjitha pengesat të cilat i qëndrojnë përpara.
“Merrem me qitje dhe ëndrra ime është që të jem pjesëmarrës në lojërat para olimpike në Tokio. Ky është qëllimi im. Notoj dhe përpiqem të jem në përgatitje të mirë fizike. Si edhe çdo i ri dal jashtë dhe shoqërohem, por gjithmonë këtu janë barrierat arkitektonike, të cilat na bëjnë të kemi jetë më ndryshe nga të tjerët”, na sqaron Aleksandri. Ai shton se personat me paraplegji kanë kapacitet të madh intelektual, i cili duhet të shfrytëzohet dhe të ketë më shumë punësime dhe mundësi për jetë të denjë për ata.
Rrëfimin e tij e plotësoi edhe miku i tij Goce nga Shoqata “Mobilnost”, i cili po ashtu qe 11 vjet ka paraplegji. Te ai lëndimi ka qenë më i vogël, e kështu me këmbëngulje dhe durim ka arritur që të ngrihet nga karroca dhe të lëvizë me ndihmën e patericave.
“Dy vjet e gjysmë lufta ime të mbetem në këmbë dhe arrita në këtë. Ishte e vështirë dhe e mundimshme, por kur ka dëshirë kjo mund të arrihet, para së gjithash për familjen time. E pranova sëmundjen dhe vazhdova të jetoj. Sot merrem me atletikë dhe kam fituar shumë çmime në kampionate”, tregon Goceja, i cili si edhe Aleksandri, është sportist aktiv dhe ka marrë pjesë në shumë gara.
Të kesh paraplegji është e vështirë, por njeriu mund të mësohet dhe ta vazhdojë jetën. Megjithatë në rrugën e tyre edhe më tej qëndrojnë pengesa, të cilat duhet të tejkalohen dhe ta ngrenë vetëdijen për një shoqëri më ndryshe, ku të gjithë do të kujdesen.
“Akoma zhvillojmë betejë që të krijojmë kushte edhe për ne, që të hiqen barrierat arkitektonike që edhe ne të inkuadrohemi në ndërtimin e çdo objekti. Të ketë më shumë tualet, të cilat do të përshtaten për personat me invaliditet. Në fund, të kemi më shumë kushte që të lëvizim lirë”, plotësoi Goceja.
Goceja dhe Aleksandri janë pjesë e qindra qytetarëve në Maqedoni, të cilët jetojnë me paraplegji. Ata janë heronj, të cilët edhe pse përditë ballafaqohen me vështirësi dhe pengesa, me krenari e mbajnë kokën lartë dhe zgjedhin të jetojnë me dinjitet dhe me guxim të luftojnë me çdo ditë. Ata janë inspirim dhe dëshmi se jeta është e paparashikueshme, por edhe krahas të gjithave mund të kesh sukses dhe të arrish një të nesërme më të mirë.