5 këshilla si të zgjidhni jastëk të mirë
Zgjedhja e jastëkut cilësor për gjumë është segment mjaft i rëndësishëm për bosht të shëndetshëm. Në vazhdim ju japim 5 këshilla si zgjidhni jastëk sipas nevojave tuaja.
1.Probleme me boshtin dhe kurrizin
Nëse keni probleme me boshtin dhe kurrizin, atëherë zgjedhja e jastëkut ortopedik është mjaft i rëndësishëm. Konsultohuni me mjekun ose fizioterapeutin tuaj. Nëse keni dhimbje në shpinë pasi që të zgjoheni dhe nëse shkaku për këtë është jastëku – duhet që menjëherë ta ndërroni.
2.Dhimbje dhe qafë e shtangur
Edhe një rol tjetër i jastëkut është ta rrafshojë kokën, qafën dhe kurrizin në pozitë neutrale dhe të drejt derisa flini. Nëse zgjoheni me dhimbje në qafë – kjo mund të jetë shenja e parë se duhet të merrni jastëk ortopedik. Po ashtu është e rëndësishme lartësia e jastëkut, pasi që me këtë shmanget presioni i muskujve në këtë pjesë të trupit.
3.Sipas pozitës derisa flini
Me të vërtetë jastëku kontribuon për gjumë të mirë. Me qëllim që ta zgjidhni jastëkun më të mirë për ju, mendoni për formën e boshtit tuaj, si dhe për pozitën në të cilën flini në pjesën më të madhe të natës.
Gjumë në kurriz – nëse flini në kurriz duhet të zgjidhni jastëk të rrafshët anatomik prej memori shkumës, që ka një pjesë për mbështetje të qafës. Po ashtu jastëku i mbushur me lëvore hejde është i shkëlqyeshëm për këtë pozitë.
Gjumë anësh – nëse pozita juaj për gjumë është anësh, atëherë ju nevojitet jastëk special për këtë qëllim. Po ashtu është e shëndetshme të përdoret edhe jastëk për trup. Me vendosjen e jastëkut për trup mes gjunjëve derisa flini, trupi juaj do të ndjehet komod dhe nuk ka nevojë që të rrotullohet, pasi që pesha është e shpërndarë në mënyrë të barabartë.
Gjumë në stomak – nëse kjo është pozita juaj atëherë ju nevojitet jastëk më i hollë, që të siguroni pozitë të këndshme.
4.Alergjitë
Nëse vuani nga alergjitë, shmanguni jastëkëve të mbushur me pupla. Për këtë problem më së miri është të merrni jastëk të mbushur me lëvore prej hejde. Përqendrimet e larta të acidit të silicit në lëvoret e hejdës janë dezinfektues natyror kundër krijimit të baktereve dhe alergjive tjera.
5.Mbushja e jastëkëve
Në tre ekzistojnë jastëk me mbushje të ndryshme, që ju japin mbështetje derisa flini. Opsioni më i mirë janë jastëkët të mbushur me memori shkumë, ose nëse dëshironi prodhim natyror atëherë ju rekomandojmë jastëk të mbushur me lëvore prej hejde.