×

Shporta

Shporta juaj është bosh.




Mbrojtja më e mirë nga ndotja

Mbrojtja më e mirë nga ndotja

Me rritjen e ndotjes në mjediset e qytetit, në mënyrë drastike rritet numri i personave të cilët kanë probleme shëndetësore. Astma, alergjia, probleme me frymëmarrjen, dhimbje koke, gërditje dhe vështirësi tjera paraqiten me rritjen e përqendrimit të PM2.5 dhe PM 10 grimcave. Me çdo ajër të thithur në kushte të ndotjes më të madhe ne i bëjmë dëm shëndetit tonë. Por si ta ndihmojmë veten.

Maska mbrojtëse

Që të mbroheni nga ndotja disa i përdorin maskat klasike kirurgjike. Por ato nuk ofrojnë kurrfarë mbrojtjeje. Funksioni i tyre është ta mbrojnë ambientin dhe ajrin nga bakteret dhe viruset nga personat të cilët janë të sëmurë, e jo anasjelltas. Zgjidhja më e mirë për mbrojtje nga grimcat e dëmshme në ajër, janë maskat mbrojtëse, të cilat janë me cilësi, specifika dhe çmim të ndryshëm. Që të mbroheni tërësisht maskat duhet t’i ndalojnë grimcat PM 10 dhe PM 2.5, si dhe nga dyoksid sulfuri dhe monoksid karboni. Tregu është plot me oferta të ndryshme, por cila është zgjidhja më e mirë për ju. Nëse kërkoni maskë e cila do t’ju ofrojë mbrojtje më të mirë atëherë duhet të jenë N95 dhe N99. Në vazhdim do t’ju sqarojmë çfarë do të thonë këto shenja dhe cila maskë e ofron mbrojtjen më të mirë.

Maska mbrojtëse N95 dhe N99

Grimcat PM 2.5 janë më të lehta dhe më gjatë mbeten në ajër dhe me çdo frymëmarrje shtresohen në hundë, fyt dhe mushkëri. Maska mbrojtëse N95 ka kapacitet të filtrojë 95% të grimcave PM 2.5 nga ajri që e thithni. Derisa N99 janë me shkallë më të lartë të mbrojtjes dhe filtrojnë edhe deri në 99% të grimcave PM 2.5. Këto maska kanë filtra të cilët janë me afat prej 40 orëve mbajtje aktive. Karakteristikë tjetër është vrima speciale që mundëson që ajri të qarkullojë në një drejtim, nga maska drejt jashtë, dhe në këtë mënyrë e pengon krijimin e lagështisë dhe ndjenjës së pakëndshme në maskë.

Për sportistët ka maska speciale të cilat ofrojnë mbrojtje të njëjtë, por dizajni i tyre është i përshtatur që të mundësojë komfor dhe shkallë më të lartë të mbrojtjes derisa merreni me sport.

Medikus help në programin e vet të maskave mbrojtëse, ofron maska me N99 si dhe maska të specializuara prej neopreni për sportistët.