×

Shporta

Shporta juaj është bosh.




Me hejdë kundër dhimbjeve në qafë

Me hejdë kundër dhimbjeve në qafë

Lëvozhgat e hejdës janë mbështjellës i jashtëm i kokrrës hejdë. Nuk mblidhen gjatë presionit dhe në këtë mënyrë mundësojnë pozitë ideale të boshtit gjatë gjumit. Për shkak të këtyre karakteristikave specifike, jastëku prej hejde i mbështet strukturat anatomike, por në të njëjtën kohë u bënë masazh muskujve në qafë dhe pjesës rreth shpatullave.

Në cilat raste jastëku prej hejde mund të ndihmoje?

Për shkak të cilësive mjaft të mira, jastëku rekomandohet për zbutjen e këtyre gjendjeve:

  • Dhimbje në qafë
  • Dhimbje në muskujt e supeve lëndimeve në qafë dhe supe
  • Astmë dhe alergji ndaj pluhurit të shtëpisë dhe grine
  • Dhimbje koke
  • Migrenë
  • Gërhitje

Përqendrimi i lartë i acidit të silicit në lëvozhgat prej hejde e zvogëlon mundësinë prej krijimit të baktereve (dezinfektues natyror).

Çfarë është e rëndësishme?

Lëvozhgat prej hejde mundësojnë që ajri të qarkullojë lirë dhe në këtë mënyrë e pengojnë djersitjen e kokës. Gjatë verës mund ta ftohni në frigorifer para gjumit. Mund ta ngrohni (në temperaturë më të ulët në furrë) si terapi shtesë për qafën e koqitur ose për gjumë të këndshëm gjatë dimrit. Përvojat e deritanishme tregojnë se me përdorimin afatgjatë zvogëlohen ose zhduken dhimbjet në qafë dhe shpatulla. Kjo do t’ju mundësojë gjumë të qetë dhe të zgjoheni të pushuar, për dallim nga jastëkët standard.

100% hejdë natyrore

Jastëku i prodhuar prej hejdës më cilësore organike dhe gjatë prodhimtarisë nuk përdoren preparate kimike. Lëvozhga është përpunuar në mënyrë speciale, që paraqet mbështetje natyrore të qafës dhe kokës dhe rekomandohet për të gjithë ata që kanë probleme me gjumin. Ky jastëk është zëvendësim ideal për personat të cilët janë alergjik ndaj jastëkëve me pupla.

Mirëmbajtja

Jastëku duhet rregullisht të shkundet dhe së paku një herë në muaj të ekspozohet në dritë dielli që të ajroset. Këllëfi mund të lahet, por para se të lahet duhet të nxirret përmbajtja nga jastëku, këllëfi të lahet dhe të thahet dhe pas kthimit të lëvozhgave brenda në këllëf të qepet. Jastëku zgjat 5-7 vjet.