Gratë luftëtare, ju jeni frymëzimi ynë.
Këtë vit vendosëm që muaji rozë të zgjasë më shumë se 30 ditë, prandaj fushatën për Tetorin Rozë e nisëm rreth pesëmbëdhjetë ditë më herët. Mesazhi ynë, që duam të arrijë tek çdo grua, është ky: "Çdo ditë e vitit duhet të jetë rozë dhe çdo ditë duhet t’ia kushtojmë shëndetit tonë."
Këtë Tetor Rozë, ekipi i Medicus Help dha mbështetje të pakushtëzuar për çdo grua luftëtare. Gratë e Medicus-it dërguan mesazhe të forta për çdo grua heroinë, duke u thënë se asnjëra prej tyre nuk është vetëm. Ne qëndrojmë bashkë me ju në betejën që do të thotë jetë. Tetor Rozë është këtu për të na kujtuar se jeta është një betejë që të gjithë e meritojnë ta fitojnë – dhe ne jemi bashkë në këtë betejë.
01.10.2024
Fillimin e muajit tetor e nisëm me mbështetje dhe pjesëmarrje në tribunën motivuese të Ana Dornik – një grua që ka kaluar këtë rrugë të vështirë, ka fituar betejën me këtë sëmundje dhe tani synon t’i motivojë të gjitha gratë të luftojnë për jetën e tyre. Ngjarja u mbajt në hapësirat e City Mall, ku morën pjesë gra të ftuara nga e gjithë Maqedonia.
05.10.2024
Më 5 tetor, në Parkun e Qytetit në Shkup, u mbajt Pikniku Rozë i organizuar nga kompania jonë në bashkëpunim me shoqatën EZRA. Një ngjarje që kishte për qëllim të bashkonte të gjitha gratë luftëtare nga e gjithë Maqedonia. Dita ishte e mbushur me shoqërim, ndarje përvojash, buzëqeshje dhe shumë gëzim
Në piknikun rozë ishte e ftuar Maja Trajkoviq – një grua, shkrimtare dhe heroinë – e cila me rrëfimin e saj frymëzues për rrugën nga errësira drejt dritës preku shumë prej nesh. Organizuam një orë pilatesi rozë, të udhëhequr nga instruktorja jonë profesionale e pilatesit, Keti Fit. Ky trajnim ishte ideal për ato që e kanë kaluar këtë betejë dhe kanë nevojë të rikthejnë lëvizshmërinë përmes ushtrimeve të lehta dhe të kontrolluara. Atmosferën e ngjitëm më lart me ndihmën e studios së hip-hop-it AQUA DANCE CLUB – një ekip i përbërë nga gra të grupmoshave të ndryshme, të bashkuara përmes vallëzimit dhe muzikës, që dërguan një mesazh të fuqishëm dhe të zëshëm për të gjithë ne.
Në piknikun rozë mysafire ishte edhe e reja e talentuar Lara Ivanova, e cila ngriti atmosferën me zërin e saj engjëllor. Ajo, së bashku me radion maqedonase Urban FM, na siguruan përkrahjen mediatike për Piknikun tonë Rozë.
I kushtuam vëmendje të veçantë shëndetit dhe edukimit të grave që na vizituan. Për to përgatitëm një kënd këshillimi, ku mund të informoheshin mbi çështje që lidhen me limfedemën dhe mënyrën e trajtimit të saj. Ekipi i Medicus Plus edukoi të gjitha gratë e interesuara dhe u dha rekomandime për trajtimin e mëtejshëm.
Lojërat argëtuese ishin pjesa e Piknikut Rozë ku të gjitha gratë luftëtare dhe shoqet e tyre, motrat, nënat dhe vajzat, u argëtuan së bashku. U kujtuam për kohët e bukura kur luanim me llastik, kërcejmë me litar dhe luanim lojëra shoqërore në lagjen tonë.
Pjesa më e zhurmshme e piknikut, si gjithmonë, ishte e rezervuar për më të vegjlit. Për ta përgatitëm një kënd lojërash dhe zbavitjeje, ku mund të garonin dhe të shijonin momente të panumërta gëzimi dhe të qeshurash!
Ngjarjen e përmbyllëm me një lotari argëtuese në të cilën morën pjesë të gjitha gratë e pranishme. Mësuam, u fotografuam dhe festuam së bashku.
Ju falënderojmë të gjithëve që ishit pjesë e Piknikut Rozë të këtij viti. Ekipi i Medicus Help ju premton se kjo shoqërim do të kthehet në një traditë të mbushur me miqësi të bukur dhe dashuri.
14.10.2024
Një tjetër fushatë e mrekullueshme ka ngjyrosur këtë muaj me ngjyrë rozë – “Check your boobs”. Kjo fushatë ka për qëllim të vazhdojë atë që nisi Marija Bunda Kalpak.
🩷 Marija është kujtuar jo vetëm për profesionalizmin e saj, por edhe për buzëqeshjen, energjinë pozitive dhe shpirtin e jashtëzakonshëm që u jepte forcë dhe frymëzim shumë njerëzve për t’u përballur me sfidat e jetës.
🫂 Tani është koha të vazhdojmë atë që ajo nisi – të mbledhim fonde për të siguruar ndihma dhe paruke për pacientët onkologjikë.
15.10.2024
Medicus Help ishte pjesë e ngjarjes donatore “Me ndihma të ndihmojmë,” e organizuar nga shoqata PALIUM në mbështetje të pacientëve paliativë dhe familjeve të tyre. Kjo ngjarje i kushtoi vëmendje të veçantë pacientëve onkologjikë dhe rëndësisë së kujdesit cilësor për ta në periudhën paliative.
19.10.2024
Këtë tetor ishim pjesë e Mëngjesit Rozë, të organizuar nga shoqatat Hema – onko dhe Peprutki. Një tjetër e shtunë e bukur u ngjyros me rozë! Ne ishim pjesë e një shoqërie të këndshme, plot dashuri dhe buzëqeshje. 22.10.2024 Gjithashtu, ishim mysafirë dhe mbështetës të mëngjesit rozë që u mbajt në Klinikën e Onkologjisë, i organizuar nga shoqatat Hema-onko dhe Peprutki. Vizituam të gjitha gratë që aktualisht janë në klinikë dhe arritëm t’u ngjyrosim këtë ditë me ngjyrë rozë.
27.10.2024
Në fundjavën e fundit të këtij muaji ishim pjesë e ngjarjes me titull “Kafe Rozë”, e organizuar nga shoqata “Ljubov sme”. Një bashkësi që do të mbahet mend për energjinë shumë pozitive, argëtimin e shkëlqyer dhe dashurinë e përbashkët. Gra të mrekullueshme, të mbledhura në një vend.
29.10.2024
Tribuna në Veles, e mbajtur në fund të muajit rozë, ishte dedikuar për rritjen e vetëdijes për vetëkontrollin e rregullt dhe rëndësinë e pjesëmarrjes në Programin e Skriningut. Ngjarja kishte për qëllim inkurajimin e grave të Velesit që të përfitojnë nga terminet e kontrollit, pasi zbulimi i hershëm është thelbësor për përballimin e suksesshëm të sëmundjes.
Mesazhi më i rëndësishëm që duhet t’i dërgojmë çdo gruaje është se kujdesi për shëndetin nuk kufizohet vetëm në tetor. Çdo ditë e vitit është e rëndësishme për shëndetin tonë dhe të të afërmve tanë. Diagnostikimi i hershëm është parandalimi më i mirë për kancerin e gjirit – prandaj kontrollet dhe vetëkontrollet e rregullta janë të domosdoshme për çdo grua.
Gra luftëtare, ju jeni frymëzimi ynë!