Mit apo e vërtetë për limfedemën
Limfedema është një gjendje që shfaqet si pasojë e funksionimit jo të rregullt të sistemit limfatik. Ky problem zakonisht shfaqet te personat që kanë qenë të prekur nga kanceri dhe kanë pasur ndërhyrje kirurgjikale. Gjatë ndërhyrjes kirurgjikale, në mënyrë parandaluese hiqen disa nga nyjat limfatike me qëllim të pengimit të përhapjes së qelizave kancerogjene. Kjo mund të çojë në shfaqjen e limfedemës.
Për fat të keq, informacioni për rrezikun nga limfedema rrallëherë arrin te pacientët. Zgjidhja e parë parandaluese pas operacionit është përdorimi i një doreze ose çorape kompresive, e cila ndihmon në rregullimin e qarkullimit të limfës. Por, siç përmendëm më parë, shpeshherë personat nuk janë të informuar dhe si pasojë shfaqet edemi (ënjtja) e ekstremitetit. Kjo ënjtje është e pakëndshme, e dhimbshme dhe ul lëvizshmërinë e gjymtyrëve.
Hapi i radhës që duhet ndërmarrë pas shfaqjes së edemë është konsultimi me onkologun. Ai do të vlerësojë nëse limfedema mund të trajtohet me drenazh limfatik. Nëse mjeku jep miratimin, caktoni menjëherë konsultën tuaj të parë. Shëndetin tuaj besojeni vetëm profesionistëve të edukuar dhe të kualifikuar për këtë fushë. Trajtimi i limfedemës është një procedurë komplekse dhe për këtë arsye zgjidhni me kujdes fizioterapistin që do ta realizojë.
Disa mite dhe të vërteta lidhur me limfedemën:
Mit:
Nëse nuk më shfaqet ënjtje, nuk kam nevojë të mbaj dorezë/çorape kompresive.
E vërtetë:
Kompresioni ndihmon në rregullimin e rrjedhës së limfës dhe parandalon shfaqjen e ënjtjes. Nëse nuk përdorni dorezë kompresive, ekziston rrezik i madh për shfaqjen e edemit.
Mit:
Nëse nuk kam dhimbje në krah, nuk kam pse të kujdesem për të.
E vërtetë:
Krahu nga i cili janë hequr nyjat limfatike duhet të ruhet nga puna fizike. Nuk rekomandohet të ngrini peshë me të, shmangni mbajtjen e orës apo bizhuterive të ngushta dhe zgjidhni një sutien të rehatshme, me rripa të gjerë që shpërndajnë peshën në mënyrë të barabartë.
Mit:
Udhëtimi me avion pas operacionit të nyjave limfatike do të shkaktojë limfedemë.
E vërtetë:
Udhëtimi me avion mund të shkaktojë ënjtje të gjymtyrëve të poshtme që nuk lidhen me limfedemën. Shfaqja e limfedemës lidhet me mënyrën e jetesës. Faktorët më të mëdhenj të rrezikut janë: ushqyerja jo e shëndetshme, mbipesha, puna fizike e rëndë dhe veshjet e ngushta.
Mit:
Ushtrimet fizike mund të shkaktojnë shfaqjen e limfedemës.
E vërtetë:
Ushtrimet e kontrolluara dhe të kujdesshme janë të sigurta për personat me limfedemë.
Mit:
Nëse masazhoni vetë në shtëpi krahun/këmbën për 20 minuta në ditë, mund të shmangni shfaqjen e limfedemës.
E vërtetë:
Masazhi manual i krahut/këmbës që ka limfedemë duhet të kryhet vetëm nga një fizioterapist i licencuar dhe i trajnuar posaçërisht për këtë gjendje. Në të kundërtën, mund të shkaktohen komplikime.
Nëse keni problem me limfedemë ose njihni dikë që e ka këtë gjendje, kontaktoni menjëherë dhe caktoni konsultë në numrin e telefonit 071229086. Trajtimin e limfedemës e kryen specialisti i fizioterapisë ortopedike Sašo Cvetanoski, i cili ka përfunduar me sukses trajnim për trajtimin e limfedemës në Spitalin e specializuar Lympho Otp në Gjermani.