Korseti që përdoret gjatë lëndimeve në pjesën e poshtme të kurrizit. Siguron mbështetje maksimale të pjesës së mesme dhe të poshtme të kurrizit pa kufizim të lëvizjeve normale.
*personat deri në moshën 18 vjet janë të liruar nga participimi
Madhësia | Vëllimi në gjysmë |
S | 61-78 |
M | 78-89 |
L | 89-99 |
Xl | 99-110 |
XXL | 110-121 |
*të gjitha dimensionet janë shprehur në centimetra
Korseti që përdoret gjatë lëndimeve në pjesën e poshtme të kurrizit. Siguron mbështetje maksimale të pjesës së mesme dhe të poshtme të kurrizit pa kufizim të lëvizjeve normale. I prodhuar prej neopreni, me lartësi prej 25,4 cm dhe tri shirita fleksibël prej metali të cilët japin mbështetje shumë të mirë, i mbushur me dy shirita elastik për mbështetje dhe stabilitet më të madh. Velkro ngjitëset në brez dhe shiritat elastik japin mundësi për rregullimin e shtrëngimit të brezit sipas nevojave të pacientit.
Dhimbje e butë në pjesën e poshtme të kurrizit;
Tërheqje e butë e muskujve të kurrizit dhe ligamentet;
Dobësi dhe lodhje e muskujve në pjesën e poshtme të kurrizit.
M51(M51.0-M51.9) Çrregullim i diskut tjetër intervertebral;
M47.0-M47.9 Spondiloza;
M48.3-M48.5 Spondilopati;
M43.1 Spondilolisteza;
M54.3 Shiatika – jo nga lëndimet ose çrregullime të disqeve intervertebrale;
M54.4 Lumbago me shiatika – jo nga lëndimet ose çrregullime të disqeve intervertebrale;
M54.5 Lumbago – jo të shkaktuar nga zhvendosja e disqeve intervertebrale;
M54.9 Dorsalgji, e paspecifikuar;
T91.1 Pasoja nga fraktura në shtyllën kurrizore;
Te sindromi i shpeshtuar i çrregullimeve lumbosakrale të disqeve intervertebrale, i evidentuar te mjeku i zgjedhur, spondiloza, spondilolisteza.
Ortopedi, Ftiziatri ose Kirurgu
Faqja e internetit përdor cookie për t'ju ofruar përvojën më të mirë të mundshme të përdoruesit. Duke vazhduar të përdorni faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin e cookies. Lexo më shumë
jam dakord