×

Shporta

Shporta juaj është bosh.




Shtatzënë ngadhënjeva mbi kancerin dhe me gji të ri fillova jetë të re

Shtatzënë ngadhënjeva mbi kancerin dhe me gji të ri fillova jetë të re

“Gjatë jetës nuk e dini se sa jeni të guximshëm dhe sa forcë keni, derisa nuk ballafaqoheni me frikën për jetën tuaj dhe jetën e fëmijës tuaj të pa lindur” – me këto fjalë e filloi rrëfimin e saj, 36 vjeçja nga Manastiri, Violeta Paunovska. Në moshën 28 vjeçe, kur e priste fëmijën e saj të dytë, gjatë prekjes së rastësishme, ka zbuluar kokërr në gji. Përshtypja e saj e parë ka qenë se me siguri fjala është për ndryshime hormonale të gjinjve. Por, pas ekzaminimeve të kryera, është diagnostikuar me kancer në gji.

Jeta ime ose jeta e foshnjës sime

Në çastet e fatit më të madh, pritja e anëtarit të ri të familjes, në vend të qetësisë dhe gëzimit, jeta e saj ndryshoi tërësisht. Pas tronditjes së parë nga diagnoza, arriti që të përqendrohet në mendimet e saja dhe vendosi që mos të dorëzohet para sëmundjes. Pas këshillimeve me disa mjekë, ka marrë përgjigje të njëjtë, shtatzënia duhet të ndërpritet nëse dëshiron të mbijetojë.

“Atëherë filloi ferri i vërtetë psikologjik për mua, ta ndërpres shtatzëninë në muajin e 6-të, kur e ndjenja jetën në vete, e ndjenja çdo lëvizje të tij. Thjesht nuk mund të merrja vendim dhe ta ndërpres shtatzëninë edhe krahas asaj se kam karcinomë agresive në gjirin tim. Në të njëjtën kohë kisha frikë se do lija pa nënë fëmijën time të dytë. Por, falë mjekëve të Spitalit klinik në Manastir, të udhëhequr nga onkologu dr. Petar Stefanovski,e pranoi vendimin tim, dhe bashkë e filluam betejën për jetën time dhe jetën e fëmijës sime”, na rrëfen Violeta.

Më në fund e përqafova engjëllin tim

Me bark të madh dhe me dorën e varur në kimioterapi, Violeta e filloi luftën me karconimën agresive. Ajo pranonte terapi çdo tre javë. Ndërkohë i kishin rënë edhe flokët, por jo edhe shpirti luftarak se do të dale si fituese dhe do të jetë afër fëmijëve të saj.

“Kur udhëhiqni betejë me karcinomën, ju luftoni edhe me vështrimet kureshtare të njerëzve se diçka po ndodh me ju. Por, unë nuk u kushtoja vëmendje, më me rëndësi ishte të shërohem dhe ta përqafoj foshnjën time të gjallë dhe të shëndetshme, të tjerët nuk kishin rëndësi për mua. Pas dy javëve nga terapia e fundit, erdhi termini për të lindur”, tregon Violeta, e cila edhe krahas insistimit të mjekëve për të lindur me prerje cezariane, për herë të dytë ngadhënjeu mbi vendimin e saj, të linde në mënyrë të natyrshme.

“Nuk e di prej ku e mora forcën e madhe, dhe nuk dëshiroja që të lind me prerje cezariane, edhe pse mjekët insistonin për këtë. Arrita sukses me vendimin tim dhe ngadhënjeva mbi betejën e parë, lindi Aleksandri, një engjëll i vogël me sy të kaltër dhe flokë të bardha. Erdhi në botë fëmija i gjallë dhe i shëndetshëm, e cila nuk kishte pasoja nga kimioterapia.”

Goditja më e madhe në gjithë betejën ishte heqja e gjirit

Dy javë pas lindjes Violeta vazhdoi me terapinë. Pa kurrfarë problemesh, e ka pranuar edhe kimioterapinë e 8-të, pas çka ishte e gatshme të shkojë në operacion për heqjen e gjirit. Te operacioni ajo shihte shpëtim, se së shpejti gjithçka do të përfundojë dhe do të kënaqet me mëmësinë.

“Operacioni kaloi mjaft mirë, kur u zgjua ndjeva lehtësim të madh se gjithçka përfundoi. Por gëzimi im zgjati deri në momentin kur u pash në pasqyre, dhe e pash zbrazëtirën e gjirit tim. Isha e re dhe kisha 28 vjet, ndërsa ndjehesha e handikapuar. Si kalonte koha, vinte e bëhej më e vështirë për mua, nuk mund të vishja gjithçka që dëshiroja, por atë që duhej. E gjithë kjo solli që të mbyllem në vete dhe e humba vullnetin, pasi që asnjëherë nuk do të jem e njëjta.”

Pas rikonstuimit, përsëri u ktheva në jetë

Me vite ëndërronte se do ta kthente femëroren e saj. Rastësisht, në një grup në rrjetet sociale u njoftua me procesin e rikonstruimit të gjirit. Nga ai moment për atë filloi një udhëtim i ri, por pozitiv i udhëhequr nga dr. Sofi Pejkova, kirurge e plastikës në Klinikën për kirurgji plastike.

“Në asnjë moment nuk dyshoja, ishte shumë e lumtur dhe e emocionuar që më në fund do të më plotësohet dëshira. Menjëherë e kontaktova dr. Sofi Pejkova, e cila ma sqaroi gjithë procesin. Më dha besim të madh dhe pa hezituar vendosa të kalojë nëpër dy intervenime kirurgjike dhe ta kthej gjirin”, vazhdoi Violeta.

Operacioni i parë ishte transplantimi i muskulit nga kurrizi në pjesën e gjirit. Operacioni i dytë ishte vendosja e implantit.

“Për shumë gra të cilat kanë luftuar me kancerin, vetë të menduarit për spitalin, operacionin paraqet stres shtesë, por jo edhe për mua. E durova gjithë procesin e rikonstruimit falë mjekes Pejkova. Pa durimin, kujdesin dhe përkushtimin e saj të pafund, e cila më ndihmoi në periudhën post operative, nuk do ta kisha realizuar dëshirën time. Për mua ajo është profesioniste e madhe dhe para së gjithash njeri, e cila është meritore që sot unë arrita ta kthej vetëbesimin dhe t’i fshijë gjurmët e trupit tim nga lufta me kancerin. I inkurajoj gratë, të cilat pas kancerit nuk ndjehen komplete, të bëjnë rikonstruim, pa dallim vjetët e tyre”, vazhdoi Violeta.

Tani kanceri për Violetën është e kaluar, ajo mësoi si të luftojë me sëmundjen, të fitojë forcë dhe të kuptojë se kanceri nuk është sëmundje e cila gjithmonë përfundon me vdekje. Ajo ka një mesazh, se për gjithçka në jetë, ashtu edhe për kancerin duhet të luftosh. Lufta e saj, përsëri e ktheu në rrugën e jetës. Por këtë herë, më ndryshe dhe më të fuqishme me vështrimet e reja në jetë. Tani kënaqet në çdo çast, e plotësuar me dy fëmijët e saj dhe bashkëshortin.