Deformime të shputave si pasojë e ligamenteve të dobët
Harku i shputës është i prëbërë prej muskujve, tendinit dhe ligamenteve. Funksioni i harkut është ta shpërndaje gjithë peshën e trupit në tre pika kryesore të ngarkimit: thembra, gishti dhe jastëkët metatarsal. Kur ligamentet janë të dobëta dhe nuk mund ta mbajnë peshën e trupit, ndodh shputa e rrafshët e cila manifestohet me më shumë deformime.
- Eshtra e thembrës kthehet drejt brenda
- Harku i këmbës ka rënë deri në dysheme
- Eshtrat metatarsale zgjerohen drejt jashtë
Faktorët e rrezikut dhe shkaqet
Pesha e madhe trupore, aktivitet i madh sportiv, ind i dobët lidhës dhe muskujt jo aq të zhvilluar të këmbëve janë faktorët të cilët e rritin rrezikun nga zhvillimi i shputës së rrafshët. Këtu marrin pjesë:
Sporti
- Aktivitetet sportive të cilat përfshijnë kërcim intensiv, si basketbolli dhe volejbolli.
- Vrapimi, xhogingu intensiv, vozitja e biçikletës dhe të ecurit
- Aktivitete sportive të cilat përfshijnë ndryshim të shpejtë në drejtim të lëvizjes, si hendbolli dhe futbolli
- Aktivitetet sportive të cilat përfshijnë lëvizje të shpejtë, si tenisi
Faktorët e jashtëm
- Këpucë joadekuate
- Qëndrim i gjatë në këmbë ose të ecurit të gjatë
Faktorët fizik
- Elasticitet i zvogëluar i tendinëve (te personat e rritur)
- Tendin ose muskuj të shkurtuar
- Pesha trupore mjaft e madhe
Si mjekohet shputa e rrafshët?
Deformimet e shputës janë diagnostikuar me skanim të shputës gjatë qëndrimit në këmbë dhe të ecurit. Sipas rezultateve nga skanimi zgjidhet tipi i shtresës për këpucë dhe fusha e aplikimit. Shtresa për këpucë individuale të prodhuara nga karboni Igli mund ta korrigjojnë deformimin me ngritjen e harkut të këmbës. Si rezultat i kësaj thembra fiton mbështetje dhe drejtohet në pozitë normale.