Si shfaqet spondiloza cervikale dhe si trajtohet?
Spondiloza cervikale, e njohur gjithashtu si osteoartriti cervikal, është një gjendje që përfshin ndryshime në eshtrat, disqet dhe nyjet e qafës. Zakonisht shfaqet për shkak të konsumimit të shtyllës kurrizore cervikale të lidhur me moshën, por mund të ketë edhe faktorë të tjerë që kontribuojnë. Si shfaqet spondiloza e qafës? Spondiloza ndodh si pasojë e degjenerimit të disqeve ndërvertebrale, të cilat veprojnë si jastëkë midis unazave të shtyllës kurrizore. Me kalimin e kohës, këto disqe mund të pësojnë degjenerim, duke humbur përmbajtjen e ujit dhe elasticitetin. Kjo mund të çojë në ulje të funksionit të diskut, duke rezultuar në zvogëlim të amortizimit të goditjeve dhe rritje të stresit mbi strukturat përreth. Ndërsa disqet degjenerohen, trupi mund të reagojë duke formuar kockë të re (osteofit) në përpjekje për të stabilizuar shtyllën kurrizore. Këto shtesa kockore mund të zhvillohen përgjatë skajeve të unazave dhe mund të shfaqen në kanalin kurrizor ose në hapësirat e rrënjëve nervore duke shkaktuar dhimbje. Meqenëse shtylla kurrizore cervikale është e prirur ndaj ndryshimeve degjenerative, ajo mund të bëhet e paqëndrueshme. Kjo mund të rezultojë në lëvizje jonormale të unazave, siç është paqëndrueshmëria e shtyllës kurrizore ose zhvendosja e pjesshme, gjë që mund të kontribuojë më tej në dhimbje dhe simptoma neurologjike.
Plakja është faktori kryesor për spondilozën cervikale, por ka edhe faktorë të tjerë rreziku: gjenetika, mënyra e jetesës (duhanpirja dhe qëndrimi i keq i trupit), lëvizjet e përsëritura të qafës, dëmtimet e mëparshme të qafës dhe profesionet që përfshijnë ngritje peshash ose qëndrim të gjatë ulur. Në përgjithësi, spondiloza cervikale është një gjendje e ndërlikuar që përfshin një kombinim të ndryshimeve degjenerative në shtyllën kurrizore cervikale. Simptomat mund të variojnë dhe varen kryesisht nga shkalla e degjenerimit. Simptomat më të shpeshta janë: dhimbje në qafë, ngurtësi, dhimbje koke, dobësi ose mpirje në duar për shkak të kompresimit të nervave. Trajtimi i spondilozës cervikale synon të kontrollojë simptomat dhe të parandalojë përparimin e mëtejshëm të gjendjes. Qasja specifike e trajtimit mund të ndryshojë në varësi të ashpërsisë së simptomave, faktorëve individualë dhe pranisë së komplikacioneve. Ja disa opsione të përgjithshme për trajtim:
• Një nga opsionet është trajtimi me krioterapi (terapi me të ngrohtë dhe të ftohtë). Kompresat e ngrohta dhe të ftohta mund të ndihmojnë në zvogëlimin e dhimbjes dhe inflamacionit. Terapia e ngrohtë përdoret për relaksimin e muskujve të tensionuar, ndërsa terapia e ftohtë përdoret kur ka prani të ënjtjes.
• Përdorimi i mbështetjes ergonomike për qafën gjatë ditës dhe natës. Mbështetja ditore sigurohet përmes përdorimit të një jake cervicale mjeksore, ndërsa mbështetja natën përmes një jastëku ergonomik. Qëllimi i këtyre dy pajisjeve është të çlirojë presionin mbi unazat cervikale dhe të ulë forcën që natyrshëm krijohet në këtë zonë.
• Shmangni aktivitetet që mund të përkeqësojnë gjendjen. Nëse keni një profesion që lidhet me qëndrimin e gjatë ulur, çdo një orë, ngrihuni dhe bëni disa ushtrime shtrirjeje. Gjithashtu mund të përdorni një karrige me top pilatesi që parandalon pasivizimin e muskujve të shpinës.
• Aplikoni kinesio-tape në pjesën cervikale të shtyllës kurrizore. Kinesio-tape zvogëlon dhimbjen, rrit qarkullimin dhe zgjeron mundësinë e lëvizjes.
• Bëni një herë në ditë zgjatje te unazave dhe muskujve te qafës me ndihmën e një relaksatori. Kjo teknikë realizon shtrirje të butë dhe relaksim të muskujve të qafës, ndërsa njëkohësisht rrit hapësirën ndërvertebrale. Në këtë mënyrë rritet qarkullimi në muskuj, ligamente dhe tetiva, zvogëlohet dhimbja dhe përmirësohet lëvizshmëria e qafës, shpatullave dhe shtyllës kurrizore.
Spondiloza e qafës është një nga gjendjet degjenerative më të zakonshme të qafës me të cilat përballen njerëzit. Fatkeqësisht, koha moderne në të cilën jetojmë dhe punojmë nuk na lejon të shmangim aktivitetet që kontribuojnë në shfaqjen e spondilozës. Përdorimi i një jastëku ergonomik, ushtrimet e rregullta dhe zgjatjet mund të parandalojnë këtë gjendje dhe të zvogëlojnë intensitetin e simptomave.