×

Cart

Your cart is empty.




Çfarë është metatarsalgjia?

Çfarë është metatarsalgjia?

Metatarsalgia (lat. ossa metatarsalia – kocka e këmbës + greqishtja algos – dhimbje) është termi që përshkruan shfaqjen e dhimbjes në pjesën e përparme të këmbës. Kjo gjendje lind si pasojë e presionit mbi nervin që kalon përmes kanalit metatarzal, pra ndërmjet kockave të III dhe IV metatarzal. 

 Simptomat Metatarsalgia e Morton-it (Morton’s neuroma) manifestohet me dhimbje në pjesën e përparme të këmbës dhe zakonisht shfaqet gjatë aktivitetit. Dhimbja krahasohet me prerje me thikë ose me një goditje elektrike, e cila është aq e fortë sa personi duhet të ndalet për të masazhuar pjesën e përparme të këmbës. Kjo dhimbje nuk është e lokalizuar vetëm në një vend, por përhapet drejt gishtave dhe mund të zgjasë edhe disa orë.

Shkaku i shfaqjes Shkaku më i zakonshëm i kësaj gjendjeje është përdorimi i këpucëve të ngushta dhe këpucëve me takë të lartë. Gjithashtu, metatarsalgia mund të shfaqet si pasojë e shtrirjes së tepërt të gishtave, pra hiper-ekstensioni i gishtave. Kjo ndodh më shpesh kur personi qëndron për një kohë të gjatë në pozitë ulur në gjunjë. Kjo çon në ngushtimin e hapësirës së tuneleve metatarzale dhe presion mbi nervat. Si pasojë e këtij presioni, nervi zgjerohet dhe është i ekspozuar ndaj trashjes kronike dhe dëmtimit – NEUROMA E MORTONIT.

Tek popullata e përgjithshme, metatarsalgia ndodh më shpesh tek gratë (raporti 5:1) dhe zakonisht midis moshës 15-50 vjeç. Tek personat që merren me sport, kjo gjendje shfaqet më shpesh tek garuesit profesionalë dhe kërcimtarët.